Rritja e nivelit të sigurisë së qytetarëve është një nga synimet tona me prioritet. Për këtë qëllim kemi investuar në blerjen e pajisjeve të nevojshme për stacionin e Policisë në Klinë, të cilat do të jenë në shërbim të zyrtarëve policor në kryerjen e detyrave të tyre në funksion të sigurimit të kushteve më të përshtatshme të punës dhe rritjes së sigurisë publike.
Dje, në prezencë të drejtorit të Policisë, Shaban Shala, komandantit të stacionit të Policisë në Klinë, Ragip Bytyqi, dhe Drejtorit të Shërbimeve Publike, Qendrim Millaku, është bërë pranimi i këtyre pajisjeve: dron me kamerë dhe të integruar version termik që është i disponueshëm për shuarjen e zjarrit, kërkimin, shpëtimin, inspektimin dhe operacionet e natës, aparat profesional për fotografi, kamera të sigurisë, kamera të fshehta 4K, kamera të sigurisë me reflektor, GPS, laptop dhe pajisje tjera të nevojshme.