Republika e Kosoves

Klinë

Prezantohet plani për projektin e ri të ujësjellësit dhe kanalizimeve

2018/04/12 - 2:07

Kryetari Elezaj, e ka pritur sot për një  takim Wilhelm Tischendorf , menaxher për projekte në  kompaninë  SETEC, me seli në Austri , të cilët kanë biseduar për mundësin e një projekti  të ri në  fushën e infrastrukturës( ujësjellës dhe kanalizime),  ku janë të nevojshme në komunën e Klinës. Në takim është diskutuar rreth mundësisë së përfshirjes të Komunës së Klinës, në programin e financuar nga Qeveria Austriake, nëpërmjet Skemës Soft Loan(kredi e bute) .  Financimi mundësohet nga Banka Austriake OEKB.

Vëmendje të veçante iu kushtua ndërtimit të një impianti në trajtimin e ujerave të zeza, të cilat do të përmirësojnë situatën higjienike të popullatës dhe do të mbrojnë cilësinë për ujerat që përdoren për ujitje në bujqësi.

 

Bashkëpunimi do të vazhdoj në të ardhmen me hapa konkrete për të realizuar këtë projekt.