Republika e Kosoves

Klinë

PREZANTOHET RAPORTI I OJQ “KOHA”, ME TEMËN: “KLINA NË 12 MUAJ QEVERISJE”

2019/02/15 - 2:54

Kryetari i Komunës së Klinë, Prof. Dr. Zenun Elezaj, së bashku me bashkëpuntorët e tij mori pjesë sot në Konferencën e publikimit të Raportit “Klina në 12 muaj qeverisje”, të organizuar nga OJQ “Koha”.

Në këtë konferencë, përpos kryetarit Elezaj, të pranishëm ishin edhe Kryesuesi i Kuvendit, Fadil Gashi, përfaqësues nga Ekzekutivi, përfaqesues të fshatrave të Komunës së Klinës etj.

Qëllimi i kësaj konference ishte diskutim i përbashkët mbi politikat publike gjatë kësaj periudhe 12 mujore.

Kryetari Elezaj, gjatë fjalës së tij, përshëndeti këtë raport dhe theksoi se gjatë kësaj periudhe qeverisese  jemi munduar të jemi sa më transparent dhe llogaridhënes për qytetarët,  duke përfshirë këtu takimet me publikun, dëgjimet buxhetore, konsultimet publike në lagje e fshatra për kërkesat infrastrukturore  dhe kërkesat tjera me rëndësi për banorët në mënyrë që të krijojmë kushte sa më  të mira, të cilat do të ndikojnë në përmirësin dhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve të Komunës së Klinës.

“Angazhimi ynë gjatë këtyre dymbëdhjetë muajve ishte në përkushtimin për përmbushjen e zotimeve publike. Ky përkushtim do të jetë synimi ynë më thelbësor edhe për këtë vit kalendarik të qeverisjes sonë”, ka konstatuar ndër të tjera kryetari Elezaj.