Republika e Kosoves

Klinë

Projekti “The Library Project Kosova” do të implementohet edhe në Klinë, përfituese disa shkolla

2022/01/11 - 8:46

Drejtori i Arsimit, z. Qemajl Sejdija, ka pritur sot në takim koordinatoren e projektit “The Library Project Kosova”, znj. Suzana Berisha.

Drejtori Sejdija dhe znj Berisha kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e aktiviteteve “Ora e Leximit”, në disa shkolla përfituese të komunës së Klinës, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim, SDC Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

Në kuadër të kësaj marrëveshje do të implementohen këto projekte: zbatimi i orës së leximit në dy shkolla, furnizimi i bibliotekave të shkollave me libra në set për të gjithë klasën ku zbatohet orën e leximit si dhe bibliotekat e shkollave do të rinovohen me kënde të leximit.

Drejtori Sejdija është shprehur mjaft i kënaqur që disa shkolla do të përfitojnë nga kjo marrëveshje dhe falënderoi znj. Berisha për vazhdimin e bashkëpunimit.

Ndërsa, përfaqësuesja e “The Library Project Kosova”, znj. Suzana Berisha, shprehi mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm me komunën e Klinës, duke uruar që projekte të tilla të arrijnë të realizohen edhe në ardhmen.