Republika e Kosoves

Klinë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Klinë pajiset me Rëntgen Dixhital

2019/05/07 - 2:21

Sot, Kryetari i Komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, e cila, pas përfundimit te procedurave të digjitalizimit të aparatit të rëntgenit, është pajisur me Rëntgen Dixhital.

Ky investim nga buxheti komunal, i cili kap vlerën e 15 000 euro, është bërë me qëllim që qytetarëve të Klinës të i`u ofrohen kushte sa më të mira për marrjen e shërbimeve shëndetësore kualitative.

Ne këtë përurim ishte edhe kryetari i komunës së Klinës, i cili uroi stafin për këtë të arritur dhe kërkoi përkushtim që pacienteve të i`u ofrohen shërbimet më të mira të mundshme. Po ashtu, premtoi  mbështetje të vazhdueshme për shëndetësinë edhe në të ardhmen.

Ndërsa drejtori i shëndetësisë, Hekuran Sejdiu, falënderoi kryetarin për mbështetjen e parezervë që po i jep shëndetësisë dhe potencoj qe ky është një investim kapital qe ka realizuar komuna nga buxheti i saj nga kursimet buxhetore ne kategorinë mallra dhe shërbime te vitit te kaluar.