2018/12/04 - 3:30
Qendra e Mjekësisë Familjare në Kline” Nënë Tereza”, si dhe pesë shkolla të Klinës , tani e tutje do të përcjellën nga kamerat të sigurisë.
Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga Drejtori për Arsim, Arben Limanaj, i kanë vizituar shkollat ku janë vendosur kamerat e sigurisë. Elezaj gjatë këtij inspektimi tha se: Projekti ka për qëllim përmirësimin në infrastrukturë të sigurisë shëndetësore dhe asaj shkollore.
Gjithsej janë vendosur 32 kamera, 8- në QKMF-në “Nënë Tereza” në Klinë, nga 6-të kamera janë vendosur në SHMP “Fehmi Agani” dhe në SHMP “ Luigj Gurakuqi” në Klinë, nga 4-ër kamera janë vendosur në SHFMU” Motrat Qiriazi” në Klinë, SHFMU ” Nënë Tereza” Budisalc, SHFMU” Tre Dëshmorët” në Jashanicë.