Republika e Kosoves

Klinë

QYTETI I KLINËS SHUMË SHPEJTË ME PARK TË RI TE LOJËRAVE

2022/01/17 - 5:58

Kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Qendrës Sociale, Ilir Bacaj, kanë pritur në takim znj. Dafina Hoxha, drejtoreshën e organizatës Arbeiter Samariter Bund Deutschland (ASB) në Kosovë.

Gjatë këtij takim është diskutuar për mundësinë e bashkëfinancimit të projekteve të përbashkëta, ku synim për këtë vit është ndërtimi i një parku të lojërave, që pritet të fillojë së shpejti.

Elezaj ka falënderuar zonjën Hoxha për bashkëpunimin e deritanishëm në projekte të ndryshme nga të cilat kanë përfituar qytetarët e Klinës.

Znj. Hoxha potencoi faktin se bashkëpunimi ndërmjet komunës së Klinës dhe organizatës ASB në këto projekte ka qenë i shkëlqyeshëm dhe konfirmoi gatishmërinë për bashkëpunimin në projekte tjera.