Republika e Kosoves

Klinë

Renovohet Zyra e Gjendjes Civil në fshatin Gllarevë

2018/12/03 - 3:25

Është bërë përurimi i renovimit të Zyrës së Gjendjes Civile në fshatin Gllarevë, ku ka marr pjesë edhe Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, me stafin e tij.

Elezaj, gjatë kësaj ceremonie është shprehur se: “Projekti për renovimin e kësaj zyre i cili ka përfunduar sipas planit të paraparë, ka krijuar kushte më të mira të punës dhe shërbime për banorët e fshatrave Rixhevë, Zabergje, Stapanic dhe Gllarevë”.

Ky investim kap shumën prej 12.718,63€ , dhe punimet janë kryer nga kompania “Tosi V – shpk”.