Republika e Kosoves

Klinë

Rihapet ambulanca në fshatin Leskoc

2020/07/24 - 3:00

Në fshatin Leskoc, që nga sot do tëc jetë në shërbim të banorëve të këtij lokaliteti ambulanca mjekësore, e cila do të veprojë në të njëjtin objekt ku kishte funksionuar edhe më herët dhe do të jepen shërbime infermierie çdo ditë.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, z. Hekuran Sejdiu, dhe drejtorin e QKMF-së, Anton Shllaku, kanë vizituar këtë Ambulancë të Mjekësisë Familjare.
Elezaj theksoi se rifunksionalizimi i kësaj ambulance është bërë me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira mjekësore për banorët e këtij lokaliteti.
Elezaj sot ka vizituar edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, ku është takuar edhe me ekipin e stafit mjekësor të angazhuar për trajtimin e rasteve të konfirmuara me virusin COVID-19 dhe personat me simptoma të virusit.
Elezaj ka vlerësuar angazhimin e stafit mjekësor në parandalimin e përhapjes së virusit dhe për ofrimin e shërbimeve mjekësore, si në QKMF, AMF ashtu edhe nëpër shtëpi dhe shtoi se komuna do të ofrojë përkrahje të parezervë në sigurimin e mjeteve mbrojtëse dhe kushteve të përshtatshme për punë.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka angazhuar tri ekipe me mjekë dhe infermierë për trajtimin e personave të konfirmuar me virus dhe personave të dyshuar, të cilët do të bëjnë vizita mjekësore nëpër shtëpi.