Republika e Kosoves

Klinë

Shënohet Dita e Shkollës “Motrat Qiriazi” në Klinë dhe “Atë Gjergj Fishta” në fshatin Jagodë

2018/10/23 - 3:33

Shkollat fillore “ Motrat Qiriazi” në Klinë dhe  “Atë Gjergj Fishta ” në fshatin Jagodë  të Komunës së Klinës sot kanë shënuar përvjetorin e ditës së themelimit të tyre.

Në këtë ngjarje kulturore të organizuar nga stafi i shkollës, morën pjesë  Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arben Limanaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij si  dhe drejtorë, mësimdhënës, nxënës,prindër dhe musafirë të tjerë.

Në këtë manifestim përveç fjalimeve nga drejtorët  e këtyre shkollave  u shfaq edhe një program i pasur kulturor dhe artistik, me këngë, valle e poezi si dhe u paraqitën sukseset e shkollave në fjalë përgjatë viteve dhe rezultatet aktuale të tyre.

Më një fjalë rasti iu drejtua të pranishmëve edhe Drejtori i Arsimit, Arben Limanaj, duke theksuar se : Drejtoria Komunale e Arsimit edhe në të ardhmen do të realizojë projekte në infrastrukturës shkollore  dhe në zhvillimin professional të mësimdhënësve të këtyre shkollave , sepse vetëm me një bashkëpunim dhe investim serioz mund t’ia dalim në realizimin e obligimeve dhe detyrave që parashtron para nesh kurrikula e re në zhvillimin sa më cilësor të kompetencave të nxënësve në secilën klasë, në secilën shkallë dhe në secilin nivel të arsimit parauniversitar.

Gëzuar ditën e shkollës.

Suksese dhe mbarësi  në rrugën tuaj të dijes!