Republika e Kosoves

Klinë

SHËNOHET DITA E SHKOLLËS “XHAFER GASHI” NË PËRÇEVË

2023/03/07 - 4:51

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Arsimit, Qemajl Sejdijen, mësimdhënës, nxënës, veteranë të arsimit e qytetarë, ishin të pranishëm në kremten e ditës së shkollës “Xhafer Gashi” në Përçevë.
“7 Marsi është një ditë e veçantë për mësimdhënësit, por edhe një datë me një rëndësi të madhe për shqiptarët, sepse pikërisht më këtë datë të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe e cila ishte një qendër e edukimit arsimor dhe patriotik për shqiptarët. Sot kujtojmë me respekt të thellë të gjithë mësuesit dhe rilindësit, që dhanë një kontribut shumë të rëndësishëm në përhapjen e dijes në trevat shqiptare.
Urime dita e mësuesit të gjithë mësimdhënësve! Urime dita e shkollës” – ka thënë Elezaj gjatë kësaj kremte.