Republika e Kosoves

Klinë

SHKOLLA FILLORE E MESME E ULËT, “AZEM BEJTA”, NË GRABANICË, SHËNOI DITËN E SHKOLLËS

2019/05/23 - 2:34

Shkolla fillore e mesme e ulët, “Azem Bejta”, në fshatin Grabanicë të Klinës, ka shënuar sot ditën e shkollës, me një aktivitet të pasur kulturoro- artistik.

Të pranishëm në kremten e kësaj dite ishte edhe drejtori i Arsimit në Komunën e Klinës, Arben Limani, bashkë me bashkëpunëtorë, mësues, nxënës dhe qytetarë të Klinës.

Drejtori Limani uroi mësuesit dhe nxënësit për shënimin e ditës së shkollës dhe kërkoi nga mësuesit e kësaj shkolle që të angazhohen në edukimin sa më cilësorë të nxënësve.