Republika e Kosoves

Klinë

Shkolla “ Nëna Terezë” përfituese e donacionit nga KFOR-i Italian

2018/09/10 - 4:19

Në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “ Nënë Tereza”, të fshatit Budisalc, të Komunës së Klinës, është ndarë një donacion në vlerë mbi 8.450 €, për dhurimin  e 10-të dyerve dhe 34 dritareve të reja për këtë shkollë .

Ky donacion është ndarë nga KFOR-i Italian ,me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për nxënësit e kësaj shkolle, këtë donacion e ka pranuar  Kryetari i Komunës së Klinës, Prof.Dr.Zenun Elezaj i shoqëruar nga Drejtori i Arsimit, Arben Limanaj si dhe drejtori i shkollës në fjalë Ndue Balaj.

Njëherë kryetari Elezaj, e ka falënderuar KFOR-in, në emër të Komunëssë Klinës, ku edhe ka ndarë Mirënjohje.

Po ashtu edhe Drejtoria e Arsimit Komunal në Klinë e përfaqësuar nga Drejtori Arben Limanaj, ka ndarë një shumë prej 15 mijë euro, për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe tualeteve të kësaj shkolle.

Limanaji në një fjalë rasti, i  ka falënderuar nismëtarët e këtij donacioni , të cilin e vlerësoi shumë të rëndësishëm  dhe bëri thirrje për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.