2018/03/19 - 2:43
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka kërkuar nga drejtorët komunal që të bëjnë të gjitha përgatitjet e duhura për projektet, të hartohen edhe projekte tjera si dhe të mbikëqyret vazhdimi i projekteve që janë vazhdimësi e vitit të kaluar. Ai kërkoi intervenim në mbulimin e gropave të rrugët e qytetit dhe pusetat që janë të hapura. Elezaj, pohoi se tashmë jemi në sezonën e fillimit të realizimit të projekteve dhe për këtë duhet të konsultohen edhe qytetarët. Nënkryetari i Komunës, Besim Hoti, ka kërkuar që të intervenohet me zhavorr në mirëmbajtje të rrugëve në ato vende ku gjendja është më e vështirë.
Është biseduar për përgatitjet rreth Festivalit Folklorik “ I këndojmë lirisë” dhe zbulimet arkeologjike në Dresnik të Klinës, që tashmë është zonë e veçantë dhe synohet që në të ardhmen të bëhet “ Park Arkeologjik”.