Republika e Kosoves

Klinë

Sqarim nga Drejtoria e Arsimit, Klinë

2022/05/13 - 2:33

Drejtoria e Arsimit në Klinë, duke u bazuar në kontratën kolektive për punëtorët e arsimit, ju informon rreth procedurës për mosrealizimin e pagesave të shujtave për punëtorët e arsimit, gjithashtu edhe pagesat e tri pagave përcjellëse të punëtorëve pensionistë.

Drejtoria e Arsimit për pagesën e këtyre obligimeve e ka buxhetin e ndarë.

Kërkesën për pagesën e shujtave ditore dhe tri pagave përcjellëse për pensionistë i kemi dërguar në Divizionin e pagave që nga muaji shkurt 2022, por nuk është bërë ekzekutimi i këtyre pagesave, as nuk kemi  marrë asnjë përgjigje zyrtare me shkrim.