Republika e Kosoves

Klinë

TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E COMODITA HOME, SHPREHET INTERESIM PËR HAPJEN E LINJËS SË PRODHIMIT NË KLINË

2022/10/06 - 4:03

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me bashkëpunëtorë të komunës, ka pritur në takim përfaqësuesit e Comodita Home, Kreshnik Sheremeti dhe Granita Bunari menaxhere e prodhimit.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me interesimin e Comodita Home për hapjen e linjës së prodhimit të Comodites në Klinë.

Deri në identifikimin e lokacionit dhe ndërtimin e objektit, Comodita është e interesuar që të punësojë punëtorë nga komuna e Klinës, të cilët do të trajnohen dhe do të punojnë në objektet prodhuese të Comodites në Gjakovë, për të cilët do të organizohet edhe transporti nga Comodita. Pas hapjes së linjës së prodhimit, të njëjtit do të vazhdojnë punën në Klinë.

Kryetari Elezaj, falënderoi z. Sheremeti dhe znj. Bunari për interesin e shprehur për investime në komunën e Klinës dhe rekomandoi që nëpërmjet zyrës së punësimit në Klinë të rekrutohen qytetarë të interesuar për punësim.