Republika e Kosoves

Klinë

TAKIM PËR SHKËMBIM PËRVOJASH PROFESIONALE

2022/05/20 - 1:17

Dje më 19 maj 2022 drejtori i DKA-së Dr.sc. Qemajl Sejdijaj ka pritur në takim pune dekanin Dr. Gregory Jones nga Florida State University me të cilin ka biseduar rreth kurrikulave mësimore të kulturës muzikore, bashkëpunimit të dyanshëm në këtë drejtim dhe ndihmesës profesionale përmes literaturës dhe formave të tjera që mund të japë ky universitet në fushën e zhvillimit të kurrikulave të kulturës muzikore dhe artit muzikor në përgjithësi.