Republika e Kosoves

Klinë

Takim Publik me Qytetarë “Ditët e Kuvendit 2019”

2019/04/15 - 3:38

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2019, ku do të mbahen takimeve publike me qytetarë që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës. Qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i radhës do të mbahet në qytetin e Klinës, me datën 17 prill  2019 (e Mërkure). Takimi mbahet në Sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Klinë dhe fillon në orën 14:00.

Deputetët pjesëmarrës:

Mirjeta Kalludra -LDK

Evgjeni Thaçi-Dragusha-PDK

Fatmire Kollçaku-LVV

Time Kadrijaj-AAK

Shqipe Pantina-PSD

Haxhi Shala –Nisma

Ftojmë qytetarët e Klinës të marrin pjesë.