Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Klinë

TË RESHURAT E SHIUT VËSHTIRËSOJNË QARKULLIMIN NË DISA VENDBANIME

2022/11/22 - 2:35

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Qendrim Millaku, mbrëmë deri në orët e vona kanë vizituar disa fshatra, ku kanë parë nga afër situatën e krijuar pas të reshurave të shiut që po vazhdojnë edhe tani.
“Ka rritje në rrjedhën e lumit “Klina”, ku edhe gjendja është më problematike mbi urat e këtij lumi në fshatrat Shtaricë, Gjurgjevik i Madh dhe Pogragjë, ku rritja e nivelit të reshjeve mund të sjellë deri në mbylljen e këtyre rrugëve. Po ashtu, lumi “Mirusha” ka filluar të dalë nga shtrati, duke prekur disa biznese dhe familje nga vërshimet.
Si institucione lokale, në bashkëpunim me shërbimin e emergjencave dhe zjarrfikësit jemi duke u përpjekur maksimalisht në mënyrë që gjendja mos të përkeqësohet.
Edhe në këto momente jemi duke vazhduar vizitat në disa fshatra për të parë gjendjen e krijuar.
Apelojmë qytetarët për rritje të kujdesit gjatë qarkullimit me vetura, ndërsa ata që kanë nevojë për intervenim duhet të lajmërojnë shërbimin e zjarrfikësve, policinë dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjente.” – ka thënë Elezaj gjatë këtyre vizitave.