Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Klinë

TELEGRAM NGUSHËLLIMI!

2021/10/28 - 10:17

Kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, shpreh ngushëllime për vdekjen e ish punonjësit të komunës, z. Elmi Krasniqi, i cili ka punuar në Drejtorinë e Inspektoratit.
“Me dhimbje të madhe mora lajmin për vdekjen e ish-punonjësit të komunës, Elmi Krasniqi nga fshati Zajm, i cili për shumë vite ka punuar në Drejtorinë e Inspektoratit të komunës së Klinës.
Ai ka qenë punëtor profesional, njeri parimor, me kulturë të lartë qytetare e, mbi të gjitha, i dashur me dhe për të gjithë.
Në emrin tim personal dhe të komunës së Klinës, familjes së të ndjerit, miqve të tij dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Elmiun, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe!
Dritë i bëftë shpirti!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit nga kryetari Elezaj.