Republika e Kosoves

Klinë

Tri vite nga rasti i parë me COVID-19 në Klinë dhe Kosovë, kryetari Elezaj vizitoi Caritas Umbria në Zllakuqan

2023/03/15 - 3:40

Sot, kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e QKMF-së, dr. Haxhi Ibishi, komandantin e Stacionit të Policisë në Klinë, z. Ragip Bytyqi, dhe akterë që u angazhuan në menaxhimin e situatës së atëhershme kanë vizituar vendin ku konfirmua rasti i parë me COVID-19 tri vite më parë Caritas Umbria në Zllakuqan, ku janë pritur nga z. Rinaldo Marion.
Kryetari Elezaj ka thënë se ishte një sfidë e madhe për ne si institucione dhe ka falënderuar ekspertët shëndetësor dhe të gjithë të angazhuarit në menaxhim të situatës.
“Meqenëse atëbotë ishte një virus i panjohur për ekspertët shëndetësor e për ne dhe që mori shumë jetë njerëzish, ishte një sfidë e madhe për ne si institucione e veçanërisht për mjekët dhe infermierët menaxhimi i situatës dhe përballimi i fluksit të pacientëve.
Falënderim për punëtorët shëndetësorë të QKMF-së në Klinë, institucioneve, policisë, donatorëve, bizneseve të Klinës të cilët plot gjashtë muaj dhuruan ushqime falas për stafin shëndetësor, qytetarëve e mediave që na kanë përkrahur dhe na kanë lehtësuar punën”, ka thënë kryetari Elezaj.