Republika e Kosoves

Klinë

U MBAJT DËGJIMI I DYTË PUBLIK LIDHUR ME PLANIFIKIMIN E BUXHETIT PËR VITET 2022-2024

2021/09/13 - 3:49

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinë është mbajtur dëgjimi i dytë me publikun për konsultimet lidhur me draft-buxhetin e viteve 2022–2024.
Në takim morën pjesë kryesuesi i kuvendit, z. Fadil Gashi, i shoqëruar nga drejtori i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik, z. Aziz Desku, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Shemsedin Berisha, i Bujqësisë, z. Naser Morina, dhe ai i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Skender Merturi.
Kryesuesi Gashi hapi takimin me propozimin e këtyre dy pikave të rendit të ditës:
1. Draft-Buxheti i Komunës së Klinë 2022-2024,
2. Draft- Rregullorja për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim me pak se një vit të pronës së paluajtshme të Komunës.
Takimi u mbajt duke respektuar vendimin e qeverisë, ku të pranishmeve ju lejohet pjesëmarrja me dëshminë e testit negativ për COVID-19 ose njërën dozë të vaksinës.
Qytetarë të pranishëm shfrytëzuan rastin për shpalosjen e kërkesave dhe nevojave me të cilat ata ballafaqohen.
Ndërsa, qytetarët të tjerë të cilët nuk kanë pasur rastin të jenë sot pjesë e debatit, mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre lidhur me propozimet, duke dërguar kërkesë me shkrim në Drejtorinë Financave dhe Zhvillimit Ekonomik si dhe në zyrën për Shërbimin për punë të Kuvendit, deri në mbajtjen e seancës së rregullt të muajit shtator.