Republika e Kosoves

Klinë

U mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

2022/05/06 - 9:54

Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë është mbajtur takimi i parë i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2022.

Takimin e udhëhoqi kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ndërsa të pranishëm ishin, nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi Selmanaj, drejtori i Arsimit, z. Qemajl Sejdija, anëtarë të KKSB-së, Komandanti i Policisë së rajonit në Klinë, z. Ragip Bytyqi, përfaqësues të OSBE-së etj.

Gjatë këtij takimi, situata e sigurisë në Komunën e Klinës është vlerësuar e qetë dhe stabile.

Ndërsa komandanti i Stacionit Policor në Klinë, Ragip Bytyçi, ka njoftuar të pranishmit në lidhje me situatën e sigurisë. Ai, po ashtu, njoftoi të pranishmit për statistikat e fundit nga rajoni në Klinë.