Republika e Kosoves

Klinë

U mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

2022/09/26 - 9:35

Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë është mbajtur takimi i dytë i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2022.

Takimin e udhëhoqi nënkryetarja e Komunës, Marqe Tanushi – Selmanaj, ndërsa të pranishëm ishin, komandanti i Policisë së rajonit në Klinë, z. Ragip Bytyqi, përfaqësues të OSBE-së, përfaqësues të KFOR-it dhe anëtarë të KKSB-së.
Takimin e hapi nënkryetarja Selmanaj, me gjithsej pesë pika të rendit të ditës, ku me theks të veçantë është diskutuar siguria në Komunën e Klinës si dhe parandalimi, mbrojtja dhe luftimi i trafikimit me qenie njerëzore.
Ndërsa për situatën e sigurisë në Klinë, para të pranishmëve ka referuar komandanti i Stacionit Policor në Klinë, Ragip Bytyçi.