Republika e Kosoves

Klinë

U MBAJT MBLEDHJA E PARË E BORDIT TË DREJTORËVE

2021/12/23 - 6:43

Sot, në zyrën e kryetarit të komunës, është mbajtur mbledhja e parë e bordit të drejtorëve, ku kanë marrur pjesë kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetarja, znj. Marqe Selmanaj Tanushi, dhe të gjithë drejtorët e emëruar.

Kryetari Elezaj ka uruar drejtorët për fillimin e detyrës dhe ka kërkuar nga ta angazhim maksimal në përmbushjen e obligimeve dhe kërkesave të qytetarëve dhe ka ofruar mbështetjen e tij të plotë në realizimin e programit dhe projekteve të planifikuara për vitin e ardhshëm.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutuan edhe disa kërkesa dhe planifikimet e projekteve për vitin e ardhshëm, ndërsa drejtorët theksuan përkushtimin e tyre në realizimin e projekteve të planifikuara.