Republika e Kosoves

Klinë

U mbajt mbledhja e V-të e rregullt e Kuvendit të Komunës

2020/07/29 - 4:42

Sot, Kuvendi i Komunës, nën drejtimin e kryesuesit, z. Fadil Gashi, ka mbajtur mbledhjen e V-të të rregullt të punës për vitin 2020, në të cilën morën pjesë kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, drejtorë të drejtorive dhe anëtarë të kuvendit.
Në fillim të seancës, anëtari i kuvendit, Lirim Gashi, deklaroi aderimin në AAK nga AKR.
Kryesuesi i kuvendit, z. Gashi, propozoi që pika e rendit të ditës për Shqyrtimin dhe miratimin e draft-ndryshimeve dhe plotësimeve të rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës më fshatrat, vendbanimet, lagjet urbane në territorin e Komunës së Klinës, të hiqet nga rendi i ditës.
Po ashtu, në pikën të ndryshme u diskutua për dorëheqjen e kryetarit të komisionit për ndarje të pakove.

Kuvendi shqyrtoi dhe miratoi këto pika:

1. Arsyetimi i mungesave,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar
3. Pyetje dhe përgjigje,
4. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa,
5. Shqyrtimi i raportit të Auditorit të përgjithshëm për pasqyrat financiare të komunës së Klinës për vitin 2019,
6. Shqyrtimi i raportit të menaxhimit financiar të komunës për periudhën janar-qershor 2020,
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për destinimin e rezervës buxhetore,
8. Shqyrtimi i shpenzimeve lidhur me shpërndarjen e mjeteve prej 50 000 euro për parandalim e virusit COVID-19,
9. Shqyrtimi i rregullores komunale për kutinë e ankesave në institucionet e arsimit parauniversitar, miratuar nga Kuvendi i Komunës më datë 28.02.2020,
10. Formimi i komisionit për ndarje të bursave për studentët për vitin 2019/2020 dhe komisionit për ankesa,
11. Të ndryshme.