Republika e Kosoves

Klinë

U mbajt seanca e II-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Klinës

2021/02/26 - 5:54

Është mbajtur seanca e II-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Klinës për vitin 2021, ku të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, drejtorë të drejtorive, anëtarë të Kuvendit, përfaqësues të mediave dhe OJQ.

Seancën e hapi kryesuesi i Kuvendit, z Fadil Gashi, i cili propozoi që të shtohet një pikë në rendin e ditës për Shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës për marrjen e vendimit për shpalljen “Zonë e veçantë me interes publik”, parcelën nr. P-71010080-00109-2, ZK Qabiq.
Anëtarët e Kuvendit abstenuan për pikën e rendit të ditës për “Shqyrtimi i vendimeve me nr. 01Nr.068940/2020 dhe 01Nr. 06-15082 sipas shkresës së MAPL-së Nr.020-254-20 të datës 18.02.2021”, ndërsa miratuan këto pika të rendit të ditës:

Arsyetimi i mungesave,
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar,
Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve të KPF-së,
Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Financiar janar-dhjetor 2020,
Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së Drejtorisë së FEZH për ndryshim të Rregullores për Taksa Komunale,
Shqyrtimi dhe miratimi i planit të punës së KKSB-së për vitin 2021,
Shqyrtimi dhe miratimi i organogramit të Komunës së Klinës për vitin 2021
Shqyrtimi i raporteve të komisionit për ndarje të ndihmave gjatë pandemisë
Shqyrtimi i vendimeve me nr. 01Nr.068940/2020 dhe 01Nr. 06-15082 sipas shkresës së MAPL-së Nr.020-254-20 të datës 18.02.2021,
Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për marrjen e vendimit për shpalljen “Zonë e veçantë me interes publik”, parcelën nr. P-71010080-00109-2, ZK Qabiq.