Republika e Kosoves

Klinë

U MBAJT SEANCA E IV-TË E RREGULLT E KUVENDIT TË KOMUNËS SË KLINËS

2021/04/30 - 1:56

Është mbajtur seanca e IV-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Klinës për vitin 2021, ku të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetari Besim Hoti, drejtorë të drejtorive, anëtarë të Kuvendit, përfaqësues të mediave dhe OJQ.

Seancën e hapi kryesuesi i Kuvendit, z Fadil Gashi, i cili propozoi që në rendin e ditës të shtohen edhe dy pika: Propozim –vendim për transferim të mjeteve nga kategoria Shpenzime Kapitale në kategorinë Mallra dhe Shërbime, në kuadër të programit  Shëndetësia dhe Mirëqenia Sociale, për projektin e menaxhimit të pandemisë me COVID-19 dhe, Propozim për marrjen e vendimit për lejimin e ndërtimit të AMF-ës në fshatin Shtupel (prone komunale).

Ky propozim u miratua nga anëtarët e kuvendit.

Në këtë seancë u miratuan edhe këto pika të rendit të ditës Arsyetimi i mungesave, Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar, Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve të KPF-së, Shqyrtim i raportit financiar për tremujorin e parë të vitit 2021, Propozim-vendim për formimin e komisionit për emërtimin e rrugëve dhe Propozim-vendimi për fillimin e procesit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal.