Republika e Kosoves

Klinë

U mbajt seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës

2020/09/21 - 4:25

Me kërkesën e 1/3 së anëtarëve të Kuvendit, sot Kuvendi i Komunës ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme, ku është diskutuar lidhur me kushtet dhe rrethanat në të cilat po zhvillohet procesi mësimor në kohë pandemie.

Seancën e hapi kryesuesi i kuvendit, z. Fadil Gashi, ndërsa të pranishëm ishin kryetari, Prof. Dr. Zenun Elezaj, drejtorë të drejtorive, anëtarë të kuvendit, përfaqësues të OJQ-ve dhe media.

Në këtë seancë, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, z. Enver Gashi, informoi anëtarët e kuvendit lidhur me përgatitjet që ka bërë Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit për fillimin e procesit mësimor.

“DKA-ja gjatë muajve të verës në koordinim me strukturat komunale, me drejtorë të shkollave dhe me Ministrinë e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet higjienike, teknike dhe kadrovike për fillimin e procesit mësimor sipas kalendarit dhe vendimit të MASH-it. Janë dezinfektuar të gjitha objektet shkollore, janë pajisur shkollat me pompa për dezinfektim dhe me dezinfektues.

Në kuadër të masave mbrojtëse kundër pandemisë, Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe zyrën e kryetarit të Komunës ka hartuar një Manual për nxënës dhe personel arsimor, ku janë përfshirë masat dhe shembuj për ngritjen e shkallës së vetëdijesimit për mbrojtje nga COVID-19 dhe për menaxhimin e situatave me rastin e fillimit dhe vazhdimit të vitit shkollor 2020/2021.”, ka theksuar drejtori Gashi.