Republika e Kosoves

Klinë

U MBAJT SEANCA E KATËRT E RREGULLT E PUNËS SË KUVENDIT KOMUNAL KLINË

2022/05/06 - 7:51

Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë, është mbajtur sot seanca e katërt e rregullt e punës, për vitin 2022.

Të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, prof. Dr. Zenun Elezaj, kryesuesi i Kuvendit, z. Fadil Gashi, nënkryetarja, znj. Marqe Tanushi Selmanaj, anëtarë të Kuvendit, drejtorë të drejtorive, përfaqësues të OSBE-së, media dhe qytetarë.

Kryesuesi hapi punimet e seancës me këtë rend dite:

1. Arsyetimi i mungesave,�2. Shqyrtim dhe miratim i procesverbalit të seancës së kaluar,�3. Shqyrtim dhe miratim i rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa,�4. Shqyrtim i raportit financiar për tremujorin e parë të vitit 2022,
5. Shqyrtim dhe miratim i propozim-vendimit për themelimin e komisionit për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në shkolla,
6. Rishqyrtimi i vendimit 01Nr.06-10164 sipas shkresës së MAPL-së me nr. 020-287/8 të datës: 20.04.2022,
7. Shqyrtim dhe miratim i propozim-vendimit për krijimin e kodeve të reja për participim me qytetarët për realizimin e projekteve të serave dhe makina mjelëse,
8. Interpelancë me kryetarin e Komunës në lidhje me njëqind ditëshin e qeverisjes lokale,
9.Shqyrtim i vendimit 01 Nr. 06-7076/2022 për ndarjen e parcelës në sipërfaqe prej 1500m2 nga parcela me nr. P-71010027-01900-1 ZK Dresnik miratuar nga KK Klinë,
10. Pyetje dhe përgjigje.

Nëntë nga këto pika të rendit të ditës janë miratuar nga anëtarët e Kuvendit, në përjashtim të pikës pesë: Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin i komisionit për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në shkolla e cila është votuar kundër.

Kryetari Elezaj, në interpelancën e tij foli mbi të arriturat, projektet e planifikuara, sfidat dhe vështirësitë në njëqind ditëshin e qeverisjes së tij në këtë mandat.