2023/10/27 - 4:04
Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë, është mbajtur seanca e nëntë e rregullt e punës për vitin 2023.
Seancën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, z. Fadil Gashi dhe të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tasushi – Selmanaj, anëtarë të Kuvendit, drejtorë të drejtorive, përfaqësues i OSBE-së dhe media.
Kryesuesi Gashi, hapi punimet e seancës me këtë rend dite:
1.Arsyetimi i mungesave,
2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3.Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa,
4.Shqyrtimi i raportit të menaxhimit financiar për periudhën janar-shtator 2023 (ref. drejt.FEZH),
5.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim për shtim të buxhetit dhe krijimin e kodit të ri ( fasadimi i objekteve të vjetra në qytet-renovimi i kulmit faza III), (ref. drejt. FEZH),
6.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim për shtim të buxhetit dhe krijimin e kodit të ri ( fasadimi i objekteve të vjetra në qytet), (ref. drejt. FEZH),
7.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për transfer të mjeteve (ref. drejt. FEZH),
8.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndarje të mjeteve financiare për kompensimin e dëmeve të papaguara lidhur me vërshimet e ndodhura në vitin 2022 (ref. drejt. FEZH),
9.Raportim lidhur me listën e përfituesve nga mjetet e ndara lidhur me kompensimin e dëmit nga vërshimet e ndodhura në vitin 2022 (ref. Drejt.FEZH),
10.Raportim lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor 2023-2024 (ref.drejt. Arsimit),
11.Raportim lidhur me trajtimin e qenve endacakë (ref. drejt. DSHPE),
12.Pyetje dhe përgjigje.
Si dhe pika shtesë, gjatë kësaj seance është miratuar marrëveshja e bashkëpunimit ndërkomunal mes komunës së Klinës dhe komunës së Skenderajt.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.