Republika e Kosoves

Klinë

U MBAJT SEANCA E SHTATË E RREGULLT E PUNËS SË KUVENDIT KOMUNAL KLINË

2022/07/29 - 6:02

Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë, është mbajtur sot seanca e shtatë e rregullt e punës, për vitin 2022.

Seancën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, z. Fadil Gashi dhe të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetarja, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, anëtarë të Kuvendit, drejtorë të drejtorive, përfaqësues të OSBE-së, Radio Alba dhe media të tjera.

Kryesuesi Gashi, hapi punimet e seancës me këtë rend dite:

1.Arsyetimi i mungesave,
2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar,
3.Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa,
4.Shqyrtimi i raportit financiar për gjashtëmujorin e parë 2022,
5.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpallje zonë me interes publik parcelën me nr. P-71010027-00144-3 ZK Dresnik (ref. Drejt Urbanizmit dhe MM),
6.Shqyrtimi i raportit të auditimit të jashtëm për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Klinës për vitin 2021,
7.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit sipas raportit të komisionit për verifikimin e gjendjes ekonomike të shfrytëzueseve të banesave sociale në pronësi të komunës,
8.Shqyrtimi i propozim-vendimit për ri-alokim të mjeteve buxhetore në shumë prej 16,300,35 euro (ref. drejt. fin)
9.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndarje të mjeteve në shumë prej 10,000,00 euro për DKRS-në (ref. drejt. fin.)
10.Pyetje dhe përgjigje.

Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.