Republika e Kosoves

Klinë

U MBAJT SEANCA E V-TË E RREGULLT E KUVENDIT TË KOMUNËS SË KLINËS

2021/05/28 - 3:36

Kuvendi i Komunës së Klinës ka mbajtur sot seancën e V-të te rregullt të punës për vitin 2021.

Të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, kryesuesi i Kuvendit, Fadil Gashi, nënkryetari Besim Hoti, drejtorë të drejtorive, anëtarë të Kuvendit, përfaqësues të Policisë, KFOR-it, OJQ dhe media.

Seancën e hapi kryesuesi i Kuvendit, z Fadil Gashi, i cili propozoi këtë rend dite:

  1. Arsyetimi i mungesave,
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar, Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve të KPF-së,
  3. Shqyrtimi i Draft-Kornizës Afatmesme Buxhetore 2022-2024,
  4. Shqyrtim i Model-Rregullores për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak së një vit të pronës së paluajtshme të komunës,
  5. Pyetje dhe përgjigje.

Ky propozim u miratua nga anëtarët e kuvendit.

Gjatë kësaj seance u vendos që të hidhen në diskutim publik Draft-Kornizës Afatmesme Buxhetore 2022-2024 dhe Model-Rregullorja për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak së një vit të pronës së paluajtshme të komunës.