Republika e Kosoves

Klinë

U MBAJT TURNIRI TRADICIONAL NË FUTBOLL TË VOGËL “MUJË KRASNIQI”

2024/06/20 - 3:27

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Driton Bardheci, kanë përcjellë finalen e turnirit në futboll të vogël që organizohet çdo vit kushtuar komandant Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve të kombit.
Në finale u ndanë kupa, medalje, mirënjohje dhe çmim në vlerë monetare.
Fitues i turneut u shpall ekipi “Frizer Trimi”, të cilit i uroj për lojën e bukur ekipore dhe për fitoren!