Republika e Kosoves

Klinë

Ushtrime të KFOR-it në Klinë

2019/04/12 - 9:53

KFOR-i po vazhdon ciklin e trajnimit në mënyrë që të jetë gati për t’u vendosur shpejt në të gjithë Kosovën dhe për të parandaluar çdo kërcënim për një mjedis të sigurt.

Që nga sot, trupat e KFOR-it do të fillojnë disa ushtrime në komunën e Klinës.

Ushtrimi do të zgjasë tri ditë dhe do të përfundojë të dielën.

Trupat ushtarake të KFOR-it do të kalojë nëpër territorin e komunës së Klinës.

Qëllimi i këtij ushtrimi është të ofrojë siguri për njerëzit dhe lirinë e lëvizjes në këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.