Republika e Kosoves

Klinë

VAZHDOJNË AKTIVITETET PËRCJELLËSE PËR NDER TË 18 QERSHORIT, DITËS SË ÇLIRIMIT TË KLINËS

2022/06/17 - 6:48

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, së bashku me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Fatjona Gashi, kanë pritur në takim përfaqësuesit e lojtarët e klubeve sportive të Klinës, të cilët i sollën qytetit shumë tituj, kupa e arritje në superliga dhe gara të ndryshme.

Kryetari Elezaj dhe drejtoresha Gashi, për nder të 18 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Klinës, u ndanë mirënjohje për kontributin e dhënë në të mirën e vendit dhe shoqërisë.

Elezaj njëherësh ju dëshiroi suksese në angazhimin e tyre, dhe theksoi që mbështetja institucionale nuk do të mungojë asnjëherë, pasi reprezentacioni tyre i shtoi krenarinë qytetit të Klinës.