Republika e Kosoves

Klinë

Vazhdon hapja e puseve për fermerët në Komunën e Klinës

2021/06/16 - 8:00

Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po vazhdon me hapjen e puseve për fermerë.

Drejtori i Bujqësisë, z. Naser Morina, ka inspektuar sot nga afër punimet në hapjen e puseve, projekt ky i cili po realizohet në bashkëfinancim me “Islamic Relief Kosova” dhe që ka një vlerë buxhetore rreth 43 mijë euro.

Drejtori Morina është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin e deri tanishëm me organizatën “Islamic Relief” dhe potencoi faktin se shumë shpejtë drejtoria që ai udhëheqë do të fillojë edhe me projekte të reja të rëndësisë së tillë për fermerët.