Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Klinë

Vazhdon pastrimi dhe rregullimi i shtretërve të lumenjve

2021/11/22 - 8:34

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, sot ka përcjellur nga afër punimet që po bëhen për pastrimin dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve, projekt i cili po realizohet me qëllim të parandalimit të përmbytjeve të mundshme në sezonin dimëror.

Me këtë rast, kryetari Elezaj ka theksuar ky projekt po realizohet falë bashkëpunimit të mirë që kemi me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe do të ndikojë në parandalimin e përmbytjeve të mundshme në kohen shirave të rrëmbyeshëm.
Elezaj, po ashtu, tha se në vitin tjetër do të kemi projekte të tjera për rregullimin e shtretërve të lumenjve, që përveç që do të krijohet siguri më e madhe nga përmbytjet eventuale do të krijohen edhe hapësira rekreative.

Realizimi i këtij projekti është financuar nga MAPL dhe ka një kosto buxhetore prej 74 700 euro.