Republika e Kosoves

Klinë

VAZHDON PUNA PËR NDËRTIMIN E IMPIANTIT TË UJËRAVE TË ZEZA NË SFERKË

2022/09/22 - 4:52

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, dhe atë të Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Enver Berisha, kanë vizituar fshatin Sferkë, ku kanë parë nga afër realizimin e punimeve në ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza, projekt shumë i nevojshëm e i rëndësishëm, i cili është investim nga buxheti komunal dhe ka një kosto prej 178 mijë euro.

“Ndërtimi i impiantit për trajtimin biologjik të ujërave të zeza në fshatin Sferkë ka qenë një nga premtimet e mia elektorale, për të cilin jam zotuar para banorëve të Sferkës e para qytetarëve të Klinës, premtim i cili tashmë po realizohet dhe do të përmbushet brenda një kohe të shkurtër.

Projekte të tilla kemi premtuar edhe në fshatra tjerë e për të cilat i kemi bërë edhe planifikimet e duhura me kohë, ndërsa realizimi i tyre do të bëhet në të ardhmen e afërt, ashtu sikurse jam zotuar para qytetarëve”, ka thënë Elezaj gjatë vizitës në Sferkë.