FLORENTINË BERISHA
Adresa e banimit: Klinë – Komuna e Klinës
Data e lindjes: 10.09.1990
Shkollёn fillore e mbaroi nё SHFMU “Tre Dëshmoret” në Jashanicë. Shkollёn e Mesme Teknike “Fehmi Agani” nё Klinё. Studimet i mbaroi nё Kolegji BIZNESI nё Fakultetin Juridik, po ashtu ka perfunduar Niveline 5-të BTEC(Asistent për Nxënësit me Nevoja të Veçanta Edukimi) Ka marrё pjesё nё trajnime tё ndryshme me organizata tё huaja dhe vendore, që kishin pёr qёllim zhvillimin në ketë fush.
Njohёs bazike i gjuhёs angleze.
Nga viti 2023 punon ne SHFMU “Ismet Rraci” në Klinë
Nga viti 2021 është anëtar i Kuvendit të Komunës së Klinёs nga radhët e AAK-së
PËRGJEGJËSITË
Të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të Kuvendit të Komunës – përcaktohen me Ligjin për vetëqeverisje Lokale ( LVL )
Të gjithë anëtarët e kuvendit të komunës kanë të drejta dhe mundësi të barabarta të marrin pjesë plotësisht në punimet e kuvendit. Kuvendi i komunës siguron që këto të drejta dhe mundësi të parashikohen në Statutin dhe në rregulloren e tij të punës.
Anëtari i kuvendit të komunës ka të drejtë të kërkojë informacione lidhur me çështjet komunale nga kryetari, apo nga zëvendëskryesuesi i komitetit. Kërkesa shqyrtohet në pajtim me procedurat që do të përcaktohen në Statut dhe Rregulloren e punës.
Anëtari i kuvendit të komunës mund të dorëzojë vërejtje me shkrim, të cilat i bashkangjiten procesverbalit.
Anëtari i kuvendit të komunës mund t’iu drejtohet të pranishmëve në cilindo komision të kuvendit të komunës anëtar i të cilit nuk është, por nuk mund të votojë. Ai apo ajo mund t’i propozojë kryesuesit të komitetit që të diskutohet ndonjë çështje që është përgjegjësi e komitetit.
Anëtari i kuvendit të komunës mund të kërkojë nga kryetari informacione që janë të nevojshme për punën e tij si këshilltar. Nëse nuk është i kënaqur me përgjigjen, ai apo ajo mund ta ngrisë çështjen në kuvendin e komunës.
Anëtari i kuvendit të komunës lejohet të mungojë nga vendi i punës për periudha kohore që janë të domosdoshme për kryerjen punëve të kuvendit .
Kuvendi i komunës, në pajtim me Statutin e komunës dhe me udhëzimet e nxjerra nga qeveria qendrore, mund t’iu ofrojë kompensim anëtarëve të kuvendit për punën e tyre në kuvendin e komunës.
Anëtarët e kuvendit të komunës detyrohen të marrin pjesë në të gjitha mbledhjet e kuvendit, të thirrura në mënyrë të duhur në komisionet ku ata janë anëtarë, përveç rasteve kur ekzistojnë arsye të justifikueshme për mungesën e tyre.