Vendbanimi: Klinë
Data e lindjes: 06.07.1976
Subjekti politik: AAK
ARSIMI DHE TRAJNIMET
Bachelor, Fakulteti Ekonomik, Menaxhment, Prishtine
Aftësi kompjuterike dhe kompetenca: WORD, EXCEL, POWERPOINT.
EKSPERIENCAT E PUNËSIMIT
DATA: 01/01/2000 – vazhdoj
Roli i punes: Pronar/menaxher general
Emri dhe adresa e punëdhënesit: Dukagjini Petrol
Aktivitetet Themelore: Menaxhimi i burimeve dhe aktiviteteve te kompanisë;
Regjistrimi dhe analizimi I levizjeve ditore të arkës;
Analiza e shitjeve dhe e blerjeve;
DATA: 01/05/2017 – 31/12/2019
Roli i punes: Menaxher general
Emri dhe adresa e punëdhënesit: TimInvest Group SHPK, Gjakovë
Aktivitetet Themelore: Menaxhimi i procesit të prodhimit dhe shitjes dhe arritja e planeve te vendosura;
Menaxhimi I procesit te blerjes se lendes se pare dhe te arritja e objektivave te vendosura ne raport me klientet te rinj potencial;
Punë aktive me stafin e brendshëm me personat kyç në kontakte dhe tek klientët si dhe me pale të treta për te arritur objektivat e kompanisë;
PËRGJEGJËSITË
Të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të kuvendit të komunës – përcaktohen me Ligjin për vetëqeverisje Lokale ( LVL )
Të gjithë anëtarët e kuvendit të komunës kanë të drejta dhe mundësi të barabarta të marrin pjesë plotësisht në punimet e kuvendit. Kuvendi i komunës siguron që këto të drejta dhe mundësi të parashikohen në Statutin dhe në rregulloren e tij të punës.
Anëtari i kuvendit të komunës ka të drejtë të kërkojë informacione lidhur me çështjet komunale nga kryetari, apo nga zëvendëskryesuesi i komitetit. Kërkesa shqyrtohet në pajtim me procedurat që do të përcaktohen në Statut dhe Rregulloren e punës.
Anëtari i kuvendit të komunës mund të dorëzojë vërejtje me shkrim, të cilat i bashkangjiten procesverbalit.
Anëtari i kuvendit të komunës mund t’iu drejtohet të pranishmëve në cilindo komision të kuvendit të komunës anëtar i të cilit nuk është, por nuk mund të votojë. Ai apo ajo mund t’i propozojë kryesuesit të komitetit që të diskutohet ndonjë çështje që është përgjegjësi e komitetit.
Anëtari i kuvendit të komunës mund të kërkojë nga kryetari informacione që janë të nevojshme për punën e tij si këshilltar. Nëse nuk është i kënaqur me përgjigjen, ai apo ajo mund ta ngrisë çështjen në kuvendin e komunës.
Anëtari i kuvendit të komunës lejohet të mungojë nga vendi i punës për periudha kohore që janë të domosdoshme për kryerjen punëve të kuvendit .
Kuvendi i komunës, në pajtim me Statutin e komunës dhe me udhëzimet e nxjerra nga qeveria qendrore, mund t’iu ofrojë kompensim anëtarëve të kuvendit për punën e tyre në kuvendin e komunës.
Anëtarët e kuvendit të komunës detyrohen të marrin pjesë në të gjitha mbledhjet e kuvendit, të thirrura në mënyrë të duhur në komisionet ku ata janë anëtarë, përveç rasteve kur ekzistojnë arsye të justifikueshme për mungesën e tyre.