Republika e Kosoves

Klinë

Valmir Bacaj

Vendlindja: Zajm – Komuna e Klinës

Vendbanimi: Zajm – Komuna e Klinës

Data e lindjes: 06.05.1984

Subjekti politik: AAK

 

Arsimimi:

Shkolla fillore “Azem Bejta” – Grabanicë të Klinës (1999), ndërsa të mesmen në “Luigj Gurakuqi” – Klinë (2002).

Studimet themelore i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik – Departamenti i Sociologjisë (2002–2005), ndërsa studimet postdiplomike i ka përfunduar në Ekonomi – drejtimin Menaxhment, ku edhe mori titullin Magjistër i Shkencave Ekonomike (2009-2011).

Përveç kualifikimeve akademike, ka përfunduar edhe trajnime të ndryshme në fushën e Sociologjisë dhe Ekonomisë, si dhe është anëtar në Shoqatën e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës (SCAAK).

Përvoja e punës:

Nga viti 2008 punon në kompaninë “Syri Group” sh.p.k. me seli në Prishtinë, në departamentin e financave. Gjithashtu ka qenë pjesëmarrës në hulumtime në fushën e Ekonomisë, të organizuara nga Instituti “Riinvest” në Prishtinë.

Aktualisht është Anëtar i Kuvendit Komunal në Klinë, nga radhët e AAK-së.

Aktivitetet Politike:

Nënkryetar i Aleancës së të Rinjve të Kosovës, dega në Klinë (2006-2009).

Anëtar i Kryesisë Qendrore të Aleancës së të Rinjve të Kosovës në Prishtinë (2009-2012).

Kryetar i Aleancës së të Rinjve të Kosovës, dega në Klinë (2012-2015)

Aktualisht anëtar i Kuvendit të Komunës dhe shef i grupit kuvendar nga radhët e AAK-së.