Republika e Kosoves

Kllokot

Ditës Evropiane të Gjuhëve “Gjuha juaj është e drejta juaj”

2018/09/26 - 10:10

Më 24 shtator, në prag të Ditës Evropiane të Gjuhëve Qendra Rajonale e OSBE-së në Gjilan filloi një fushatë ndërgjegjësimi për një muaj për të promovuar respektin për të drejtat gjuhësore dhe mirëkuptimin ndërkulturor.

Me këtë rast, bilborded që mbanin mesazhin “Gjuha juaj është e drejta juaj” në tri gjuhë, Shqip, Serbisht dhe Anglisht u zbuluan në katër komuna: Gjilan, Kamenicë, Kllokot dhe Shtërpcë. Qëllimi i tyre është të lajmërojë publikun e gjerë mbi rëndësinë e të drejtave gjuhësore, për të promovuar diversitetin gjuhësor dhe për të përforcuar mirëkuptimin ndër kulturor.

Në secilën nga komunat e përmendura ngjarja  është percjellur nga komunitetet , nënkryetarët për komunitete, Zyrtarët Komunal për Kthim dhe komunitete, si dhe shum zyrtar të tjere. Me këtë rast  ata u inkurajuan nga Ekipi Monitorues i OSBE’s  për të organizuar aktivitete të ngjashme ndërgjegjësimi në të ardhmen.
Ajo që pasoi ishte një aktivitet me studentë të komunitetit Serb, Rom dhe Shqiptar si dhe zyrtarët komunal , të cilët u informuan nga zyrtarët e OSBE,s mbi të drejtat e tyre gjuhësore dhe mbi të drejtën për t’u ankuar në Zyrën e Komisionerit të Gjuhëve nëse institucionet nuk janë në pajtim me ligjin dhe ofrojnë shërbimet e tyre në të gjitha gjuhët zyrtare. Ata u informuan gjithashtu mbi historinë dhe simbolikën e Ditës Evropiane të Gjuhëve