Republika e Kosoves

Kllokot

Ftesë për takimin informues të programit të praktikave të projektit “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor”

2019/02/06 - 2:27

I/E nderuar,

Takimi informues për procesin e aplikimit për programin e praktikave të projektit “Të Rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor.” Të enjten me datë 7 Shkurt 2019, duke filluar nga ora 10:45 deri ne 11:35 në “Sallën e Kuvendit” Gjilan, Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Komunat e Regjionit Lindor organizon takim informues rreth programit të praktikave. Projekti “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor” është i financuar nga Unioni Evropian, menaxhohet nga Zyra e Unionit Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me komunat e tjera nga Regjioni Lindor. Qëllimi kryesor i këtij projekti është që të krijoj punësim fitimprurës dhe gjenerim të të ardhurave për të rinjtë në Regjionin Ekonomik Lindor.

Ju lutem gjeni të bashkangjitur agjendën e takimit informues. Qëllimi i këtij takimi është që të prezantohen objektivat, aplikacioni dhe zbatimi i kërkesave për këtë thirrje.

Të gjitha dokumentet në lidhje me këtë thirrje për propozim dhe sesion informimi mund të shkarkohen në këto linqe :

ALB: https://goo.gl/forms/dKpqYWwS7DAbGEJN2 SRB: https://goo.gl/forms/VzK8HnXM2Z1ZhMRv2

Prezantimi që bëhet gjatë këtij takimi si dhe “Pyetjet e bëra më shpesh” do të publikohen në webfaqe të Komunës të Gjilanit

Ju faleminderit për interesimin tuaj!

Sinqerisht,

 

AGJENDA

07 Shkurt 2019, Salla e Kuvendit, Gjilan

10:45 Arritja dhe Regjistrimi i Pjesëmarrësve

11:00 Fjalimi Hyrës i Kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri

11:10 Prezantimi i Programit të Praktikës

11:25 Udhëzimet për Procesin e Aplikimit

11:35 Diskutim