Republika e Kosoves

Kllokot

Publikimi i thirrjes për bizneset në programin e praktikës për të rinjtë

2019/01/18 - 2:21

Të rinjtë në agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor

Publikimi i thirrjes për bizneset në programin e praktikës për të rinjtë

Projekt është  i financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga Komuna e Gjilanit si palë kryesore në bashkëpunim me komunat:  Kaçanik, Hani i Elezit, Viti, Shtërpcë, Partesh, Kllokot, Ranillug , Kamenicë dhe Novobërdë.

Ftojmë të gjitha bizneset nga Rajoni Ekonomik Lindor për t’iu përgjigjur kësaj thirrjeje në Programin për praktikë për të rinjtë, i cili do t’i ndihmojë bizneset të gjejnë praktikantët e duhur për bizneset e tyre në fushën e agrobiznesit, veçanërisht  në përpunimin e pemëve dhe perimeve, përpunimin e qumështit, përpunimin e mishit, përpunimin e drithërave dhe therrtoreve.

Në këtë program të praktikave do të përfshihen të paktën 100 të rinj ku 30 do të jenë në në përpunimin e pemëve dhe perimeve , 30 në përpunimin e qumështit, 15 në përpunimin e mishit, 15 në përpunimin e drithërave dhe 10 në thertore.

Kontratat do të nënshkruhen nga 3 palët e përfshira: Komuna e Gjilanit, Bizneset dhe Praktikantët. Bizneset do të marrin praktikantë të paguar dhe obligimi i tyre është të trajnojë praktikantët dhe gjithashtu të marrin në konsideratë mundësinë e punësimit për praktikantët e suksesshëm. Bizneset mund të marrin maksimum pesë praktikantë dhe këto praktika do të zgjasin tre muaj.

Trajnimet do të organizohen me metodologjinë e brendshme të biznesit. Pas përfundimit të praktikës bizneset do të vlerësojnë praktikantët.

Bizneset që kanë më shumë se dy vjet përvojë në përpunimin e pemëve dhe perimeve, përpunimin e qumështit, përpunimin e mishit, përpunimin e drithërave dhe thertoreve do të kenë përparësi në përzgjedhjen e tyre.

Përzgjedhja e bizneseve do të bëhet në bazë të kritereve të mëposhtme:
Bizneset të cilat kanë kërkesë më të madhe të të punësuarve 40 Pikë
Bizneset që kanë treguar rritje të punësuarve nga viti 2016 në 2017 dhe 2018 30 Pikë
Bizneset që kanë kapacitete teknike 30 Pikë

Procedura e përzgjedhjes së pjesëmarrësve të mundshëm të trajnimit në vendin e punës do të jetë përmes kritereve të nevojshme për bizneset, ku pjesëmarrësit me shkollën e mesme bujqësore do të kenë përparësi në përzgjedhje. Përzgjedhja bëhet në bashkëpunim me bizneset.

Si rezultat i këtij programi të Praktikës do të ketë:

 

downloads :    https://kk.rks-gov.net/kllokot/publikimi-i-thirrjes-per-bizneset-ne-programin-e-praktikes-per-te-rinjte/