Republika e Kosoves

Kllokot

Publikimi i thirrjes për të rinj për të marrë pjesë në programin e praktikës

2019/01/18 - 1:31

Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor

Publikimi i thirrjes për të rinj për të marrë pjesë në programin e praktikës

Projekt  i financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga Komuna e Gjilanit si palë kryesore në bashkëpunim me komunat: Kaçanik, Hani i Elezit, Viti, Shtërpcë, Partesh, Kllokot, Ranillug , Kamenicë dhe Novobërdë.

Ftojmë të gjithë të rinjtë nga Rajoni Ekonomik Lindor për t’iu përgjigjur kësaj thirrjeje në Programin për praktikë për të rinjtë, i  cili ju mundëson të rinjve të kenë një eksperiencë në fushën e agrobiznesit, veçanërisht  në përpunimin e pemëve dhe perimeve, përpunimin e qumështit, përpunimin e mishit, përpunimin e drithërave dhe therrtoreve.

Praktika do të jetë me pagesë dhe do të zgjatë 3 muaj, qëllimi i kësaj praktike është që praktikantët e suksesshëm të gjejnë një punë të përhershme. Kompensimi mujor për praktikantin është 200 Euro dhe ata do të përfitojnë trajnim në pune. Obligimet e kontratës për praktikantin janë: duhet të ndjekin praktiken për tre muaj dhe duhet të ndjekin kërkesat e biznesit.

Në këtë program të praktikave do të përfshihen të paktën 100 të rinj ku 30 do të jenë në   përpunimin e pemëve dhe perimeve, 30 në përpunimin e qumështit, 15 në përpunimin e mishit, 15 në përpunimin e drithërave dhe 10 në thertore.

Kontratat do të nënshkruhen nga 3 palët e përfshira: Komuna e Gjilanit, Bizneset dhe Praktikantët.

Nëse praktikantët nuk marrin një kontratë, ata do të vazhdojnë trajnimet në Inkubatorin e Agrikulturës në mënyrë që të përmirësojnë aftësitë e tyre.

Praktikantët duhet të jenë te moshës 18-30 vjeç, prioritet do t’u jepet atyre që nuk kanë përvojë dhe në momentin e aplikimit kanë një deklaratë të papunësisë nga Zyra e Punësimit. Prioriteti do t’u jepet edhe atyre që janë diplomuar nga një shkollë profesionale bujqësore dhe vijnë nga zonat rurale të Gjilanit, Kaçanikut, Hani i Elezit, Vitisë, Shtërpcës, Parteshit, Kllokotit, Ranillugut, Kamenicës and Novobërdës.

Praktikantët do të përzgjidhen në bazë të kritereve të më poshtme:
1.      Mosha (Prej 18 deri në 30 vjeç) 40
2.      Edukimi (Shkolla e Mesme Profesionale të Bujqësisë) 30
3.      Vendi (Nëse aplikuesi vjen nga zona rurale) 10
4.      Eksperienca ( Me më pak eksperiencë) 10
5.      Deklarata e Papunësisë nga Zyra e Entit të Punësimit 10

Si rezultat i këtij programi të Praktikës do të ketë

 

download :   https://kk.rks-gov.net/kllokot/publikimi-i-thirrjes-per-te-rinj-per-te-marre-pjese-ne-programin-e-praktikes/