Republika e Kosoves

Leposaviq

Kuvendi Komunal miratoi buxhetin e Komunës për vitin 2025

2024/09/27 - 1:27

Kuvendi Komunal i Leposaviqit e ka miratuar buxhetin për vitin 2025, i cili është më shumë se 6 milionë euro, për dallim nga viti i kaluar këtë vitë ka rritje.Gjatë kësaj mbledhje që e udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit, Gorski Burić, i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, Lulzim Hetemi , anëtarët e ekzekutivit.

Para asamblistëve projekt-buxhetin e prezantoi Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Arjeta Tahiri, e cila theksoi se me këtë buxhet prioritet u është dhënë fushës së infrastrukturës ,zhvillimit ekonomik, bujqësisë, shëndetësisë, etj.

Ndërsa , Kryetari i Komunës, Lulzim Hetemi ,theksoi se ky projekt-buxhet reflekton nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Leposaviqit.

Pas diskutimeve të shumta, me 11 vota për u miratua buxheti për vitin 2025 në shumën prej 6,082,192.00euro.