Republika e Kosoves

Leposaviq

Kryetari Hetemi priti në takim Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z.Agim Ademi

2024/03/28 - 10:48

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka pritur sot në takim Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z.Agim Ademi me ç’rast diskutuan për përmirësimin e gjendjes së sportit në Komunën e Leposaviqit.

Pas takimi vizituan disa prej tereneve sportive në Leposaviq që aktualisht pak i ngjajnë atyre tereneve.

Me FFK-në sot po ashtu u dakorduam për nënshkrim memorandumi e bashkëpunimit pikërisht për të ndryshuar gjendjen e keqe të këtyre tereneve sportive dhe për t’i transformuar ato në mënyrë që rinia e kësaj komune të ketë hapësira të mjaftueshme rekreativo-sportive dhe që stadiumi i futbollit të jetë i gatshëm për ndeshje.