2024/05/30 - 6:21
Kryetari i Komunës, Lulzim Hetemi, sot gjatë ditës ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi me bashkëpunëtorë.
Me këtë rast vizituan dy pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak, ku përgëzuan policët tanë për angazhimin, guximin dhe përkushtimin e tyre në punë.
Gjatë kësaj vizite vizituan edhe Liqenin e Ujmanit dhe në fshatin Banjskë, aty ku ndodhi edhe sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar dhe ku humbi jetën heroi Afrim Bunjaku.
Kryetari Hetemi u shpreh i lumtur me rastin e viztës së kryetarit Bulliqi, ku tha se “Ndjehem vërtetë i lumtur që tash janë krijuar mundësitë që qytetarët e Kosovës lirshëm mund të shëtisin në këto hapësira të vendit tonë, kjo falë angazhimit dhe punës së madhe të Qeverisë së Kosovës dhe organeve të rendit, sikurse sot nga Komuna e Podujevës”.