2024/06/20 - 11:50
Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi mori pjesë dje në Seancën solemne në Komunën e Podujevës dhe në aktivitete të shumta për 25-vjetorin e Çlirimit të qytetit të Podujevës, me ftesën e kryetarit të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Kjo ditë për të barti ndjenja të përziera krenarie e dhembje, por gjithsesi i lumtur për ndryshmet qe ka arritur vendi për këto 25 vite.
Gjithashtu pas seancës bënë homazhe tek shtatorja e Katër Dëshmoreve, Adem Demaçi dhe Ali Ajeti në sheshin e qytetit dhe më pas tek Kompleksi Memorial i Dëshmoreve ne fshatin Penuhë.
Ishte knaqësi të merrnin pjesë dhe në përurimin e Statcionit të Autobusave dhe në shumë aktivitete të tjera.
Kryetari Hetemi falënderoi përzemersisht Kryetarin e Komunës z. Shpejtim Bulliqi për ftesën.